Basketball Sport

NBA/ Nga Jordan te Antetokounmpo, ja basketbollisti që i ka patur të gjithë yjet rivalë

Në vitet ’90 ka luajtur kundër Michael Jordan, ndërsa tani luan sërish në NBA kundër yjeve të rinj të basketbollit. Ai është basketbollisti 42-vjeçar Vince Carter, që sot është bërë lojtari i parë në historinë e NBA-së që luan në 4 dekada të ndryshme.

Lojtari i Atlanta ka debutuar në vitin 1999 në NBA, me fanellën e Toronto, duke lënë shenjë në 10-vjeçarin e parë të karrierës së tij (1990-1999). Basketbollisti ka vijuar të luajë edhe në dekadën e dytë të karrierës së tij (2000-2009), asokohe me New Jersey dhe Orlando.

Më pas erdhi dekada e tretë, 2010-2019, ku Vince Carter ka luajtur në NBA me skuadrat e Phoenix, Dallas, Memphis, Sacramento e Atlanta. Ndërkohë që karriera e yllit të NBA-së vijon ende edhe sot, teksa ka nisur dekadën e tij të katërt (2020-2029).

Në ndeshje ndaj Indiana, basketbollisti Vince Carter u bë lojtari i parë dhe i vetëm në historinë e NBA-së që luan në katër 10-vjeçarë të ndryshëm. Lojtari ka luajtur mbi 1500 ndeshje në NBA, një nga 5 lojtarët që e ka kaluar këtë shifër në historinë e basketbollit amerikan.

Në tetor, ai u bë basketbollisti i parë që arrin të luajë në NBA për 22 sezone radhazi, edhe pse deri më tani nuk ka fituar ende asnjë titull kampion. Carter ka fituar edhe medaljen e artë me Amerikën ne “Sidney 2000”, ndërkohë që 8 herë ka luajtur në “All Star Game”.

Related posts

FIFA: Ja lojtari më i mirë i ndeshjes Brazil – Belgjikë (FOTO)

Isa.Autor

ARSENAL-ASTON VILLA/ McGinn trondit “Topçinjtë” pas 46 sekondash, VAR shpëton vendasit (VIDEO)

Delo.autor

UEFA SHPALL LISTËN/ Futbollisti shqiptar mes 50 talentëve më të mëdhenj të Europës

Delo.autor

Leave a Comment