Boks Sport

PUTHI GAZETAREN SEKSI PAS INTERVISTËS/ Komisioni i Sportit merr vendimin për boksierin, ja masat

Boksieri bullgar Kubrat Pulev është pezulluar pa afat nga Komisioni i Sportit të Kalifornisë, pasi puthi në buzë gazetaren Jennifer Ravalo, pas intervistës që ajo i bëri ditën e diel. Ky gjest i boksierit bullgar u bë pas duelit të fituar me “KO” në raundin e shtatë ndaj rumunit Bogdan Dinu.

Sipas Komisionit të Sportit në Kaliforni, ky ishte një veprim i ulët i sportistit, që në fund të intervistës puth gazetaren. Madje mësohet se kjo e fundit ka vendosur të hedhë në gjyq boksierin 37-vjeçar për atë veprim, edhe pse pak ditë më parë deklaroi se ata janë miq.

“Para se Pulev të duelojë sërish në Kaliforni, duhet të dalë para Komisionit për thyerje të etikës. Ai duhet të kërkojë ndjesë për gjestin dhe të pranojë se do të respektojë në të ardhmen principet e etikës në sport”, thuhet në deklaratën e Komisionit të Sportit të Kalifornisë, që në këtë mënyrë e ka ndaluar boksierin të duelojë në këtë shtet.

Mësohet se gazetarja seksi nga Kalifornia ka punësuar një avokate për të ndjekur këtë çështje në gjyq për prishje të imazhit. Gjatë intervistës ajo ishte veshur në mënyrë provokuese, çka duket se tundoi boksierin bullgar, 27 fitore e vetëm 1 humbje si profesionist.

Related posts

PRAPASKENA/ Zbulohet oferta FARANOIKE e Man City për MESSIN në vitin 2017

Isa.Autor

Kategoria e Dytë, Grupi B/ Maliqi dhe Gramozi udhëheqin në transfertë

Isa.Autor

MILAN – NAPOLI/ “Kupa e Italisë”: “Kuqezinjtë” kërkojnë fitoren për të kaluar në çerekfinale (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment