Futboll La Liga Sport

NUK NDALET “TERMINATORI” I FUTBOLLIT/ Messi i dhuron derbin “Katalansave” dhe barazon dy legjendat (FOTO)

Barcelona ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt titullit në La Liga pas fitores 2-0 të marrë në derbin e luajtur në shtëpi kundër Espanyol-it.

Siç tregohet edhe nga rezultati, skuadra e Valverde-s nuk e ka patur të lehtë të marrë tri pikët sot. Gjithsesi, fati i ka buzëqeshur vendasve, të cilët kanë zhbllokuar ndeshjen në minutën e 71-të pas një autogoli të Sanchez.

Një autogol që ka ardhur pas një goditje dënimi të zgjuar të Leo Messi-t, i cili i ka siguruar fitoren ekipit të tij në minutën e 89-të me një finalizim perfekt me të majtën.

Kjo ka qenë fitorja e 334-t në La Liga e Leo Messi-t, që ka barazuar legjendat Iker Casillas dhe Andoni Zubizarreta.

Barcelona kryeson La Liga-n me 69 pikë, 13 më shumë se Atletico Madrid i vendit të dytë, që do të luajë mbrëmjen e sotme në fushën e Alaves.

Related posts

LAJMI I FUNDIT/ Tronditet futbolli italian, arrestohet presidenti i klubit të Serisë A

Delo.autor

Barcelona synon vazhdimësinë ndaj Rayos, Solari debuton në La Liga me Realin

Isa.Autor

SHTANGEN “KATALANASIT”/ Nesyri mposht portierin Ter Stegen me një super gol (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment