Futboll Premier League Sport

PARA NDESHJES NDAJ TOTTENHAMIT/ Sulmuesi Sadio Mane: Na duhet fitorja për t’u rikthyer…

Sulmuesi i Liverpool, Sadio Mane, në prag të ndeshjes së sotme ndaj Tottenham, u shpreh se ndjen presionin kur sheh se rivalët e Manchester City luajnë një ditë më herët dhe fitojnë. Jo vetëm kaq, por ai pranon se presioni bëhet edhe më i madh tani që sezoni po i afrohet fundit.

“Unë mendoj se Manchester City duhet të jetë një vend pas nesh në renditje. Unë dua që ata të humbasin ndeshjet e radhës, por janë një ekip shumë i mirë dhe kjo dëshirë e imja shpesh bëhet e pamundur”, u shpreh Sadio Mane.

“Ne jemi fokusuar te loja jonë, por është e pamundur që të mos e ndërthurin fatin tonë me atë të Manchester City. Ne kemi një përballje të vështirë ndaj Tottenham dhe na duhet fitorja për t’u rikthyer sërish në krye”, deklaroi sulmuesi i Liverpool.

Related posts

Reali në ‘gjumë letargjik’, asnjë transferim në merkaton e janarit

Q.Autor

Habit Asensio: Ja kujt duhet t’i druhemi në Botëror

Sadik.Autor

“KATAR 2022″/ Trajneri Reja mendon të grumbullojë portierin që u largua në janar nga Superiorja, ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment