Futboll Ligue 1 Sport

“COUNTDOWN” KA FILLUAR TEK PSG-JA/ Ja kur pritet të rikthehet Neymar tek skuadra

“Countdown” ka filluar dhe kthimi i Neymar te PSG po afron. Braziliani shpreson rikthimin me klubin kryeqytetas më 27 të këtij muaji, datë në të cilën do të luhet finalja e Kupës së Francës. 222 milionë euroshi ka si qëllim ta festojë nga fusha e blertë ngritjen e trofeut të parë në këtë sezon.

Në versionin print, “L’Equipe” bën me dije sot se Neymar shpreson të kontribuojë në fitimin e Kupës së Francës për herë të pestë radhazi. Ylli brazilian vazhdon rehabilitimin e tij. Nesër mbushen saktësisht 10 javë nga dëmtimi, që e la larg fushave.

Riaftësimi duket drejt fundit. Të paktën vetë lojtari ka shprehur padurimin e tij për të luajtur përsëri. Fillimisht me PSG dhe pastaj të vihet në dispozicion të ekipit kombëtar brazilian për “Copa America”, që do të luhet në qershor.

Related posts

KUPA E KOSOVËS/ Prishtina eliminon Feronikelin e Duros me penallti, Drenica zhgënjen ndaj Dukagjinit

Delo.autor

REALI KONTAKTON ALONSON/ Ancelottit i del emri në Brazil

F.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një aksioni fantastik, sulmuesi Werner mposht me kokë Real Madrid (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment