Futboll Seria A Sport

FITOJNË ME MUNGESA/ Të besuarit e Allegrit bëjnë detyrën ndaj Cagliarit

Juventus ka marrë fitoren e 26-të në këtë sezon të Serisë A pasi ka mundur 2-0 në transfertë Cagliari-n.

Ndeshja është zhbllokuar nga një gol i Leonardo Bonucci-t në minutën e 22-të të takimit. Mbrojtësi bardhezi ka festuar në mënyrën më të mirë ndeshjen e tij numër 250 në kampionatin italian dhe ka barazuar rekordin personal të golave të shënuar në një sezon të Serisë A: 3.

Skuadra e Allegri-t ka siguruar tri pikët pesë minuta para fundit me golin e radhës të realizuar nga Moise Kean, i cili është lojtari i dytë më i ri në kampionatet kryesore të Europës me të paktën katër gola të realizuar (pas Jadon Sancho).

Juventus kryeson Serinë A me 81 pikë, 18 më shumë se Napoli i vendit të dytë, që ka një ndeshje më pak. Cagliari, nga ana tjetër, mbetet në vendin e 13-të me 33 pikë.

Related posts

SYNON TË PËRFORCOJË PRAPAVIJËN/ Manchester City bën ofertën e parë për mbrojtësin e Serisë A, ja shifra

Delo.autor

E TURPSHME/ Rio Ferdinand sulmon ASHPËR Superligën Europiane: Nuk mund ta besoj

F.autor

HABIT presidenti i Napolit: Për Gattuso trajner vendosa në ditëlindjen e…

Delo.autor

Leave a Comment