Futboll Shqipëri Sport

KUPA E SHQIPËRISË/ Zbuloni cilët gjyqtarë do të vendosin drejtësi ditën e sotme

Do të luhen në orën 14:00 dy sfidat e kthimit të vlefshme për raundin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Luftëtari do të presë në Gjirokastër Partizanin. Bluzinjtë arritën të triumfonin në sfidën e parë të zhvilluar në “Elbasan Arena” me rezultatin 1-2.

Përballja e sotme me kryesuesit të kampionatit i është besuar gjyqtarit të FIFA-s, Eldorian Hamiti. Kujtojmë që lezhjani u bë protagonist disa javë më parë, teksa u dhunua nga zyrtarët e Kamzës në përfundim të ndeshjes ndaj Laçit.

Ndërkohë edhe sfida tjetër e orën 14:00 ajo mes Laçit dhe Tiranës, i është besuar një tjetër gjyqtari të FIFA-s. Bëhet fjalë për Juxhin Xhajën, i cili është caktuar për të vendosur drejtësi. Në takimin e parë mes këtyre 2 skuadrave, bardheblutë triumfuan me rezultatin e pastër 3-0. Kurbinasve iu duhet një mrekulli për të siguruar kualifikimin për më tej.

KUPA E SHQIPËRISË

ORA 14:00

Luftëtari-Partizani (2-1)

Gjyqtar: Eldorian Hamiti

Laçi-Tirana (0-3)

Gjyqtar: Juxhin Xhaja

Related posts

INTER TALLET KEQ ME KATALANASIT/ Ja oferta gjysmake që ka gati për Vidal

Delo.autor

Plas te Bayerni “përleshen” në stërvitje dy yjet e skuadrës

Q.Autor

GARETH BALE U LARGUA NGA “BERNABEU”/ Uellsiani vazhdon me të njëjtën sjellje ndaj Real Madrid

Delo.autor

Leave a Comment