Futboll Kategoria Superiore Sport

HUMBJE “DRITHËRUESE” NDAJ LAÇIT/ Por “bardheblutë” kualifikohen në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë

Laçi dhe Tirana u përballën në kuadër të Kupës së Shqipërisë. Vendasit arritën të fitonin me reuzultatin 2-0, por jo të kualifikoheshin në gjysmëfinale. Këtë gjë e kanë bërë bardheblutë që kishin fituar me rezultatin 3-0 në shtëpi.

Ka qenë një ndeshje mjaft emocionuese ku fillimisht Shtubina në minutën e 29-të dhe më pas Çokaj me startimin e pjesës së dytë i kanë dhënë shpresë vendasve për kualifikim. Tirana e ka menaxhuar mirë pjesën e mbetur të takimit, por edhe kurbinasit kanë humbur disa raste flagrante. Kështu, Mema me Tiranën prekin gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë ku presin të njohin kundërshtarin.

Related posts

PAS KARANTINËS 5 DITORE/ Ronaldo del në stërvitje me Manchester United, takohet me Solskjaer

Delo.autor

E BUJSHME/ Mourinho te Reali? Ramos befason me deklaratën dhe kapet keq me pyetjen e gazetarit

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Sa shumë vuajtje pa Ibrën. Milan kalon me vështirësi Bodon

Delo.autor

Leave a Comment