Futboll La Liga Sport

KLUBI VALLADOLIDI HUMBI 5 PENALLTI KËTË SEZON/ “Fenomeni kërcënon”: Kthehem në fushë…

Valladolidi duket se është mbërthyer nga një mallkim këtë sezon, sepse ka humbur 5 penallti në kampionat, nga 6 të tilla që ka fituar.

Për këtë arsye, presidenti Ronaldo, duke biseduar me Neymar për Otro.com, ka bërë shaka, duke thënë se do i duhet të kthehet në fushë, për të gjuajtur vetë penalltitë.

Në bashkëbisedim e sipër Neymar i thotë se ekziston një shprehje se “penalltitë e rëndësishme duhet t’i gjuajë presidenti”.

Fenomeni iu kthye duke qeshur: “Mos shko aty. Jam unë president klubi tani! Kemi pasur 5 penallti këtë vit, i kemi humbur të gjitha. Nuk di ç’të bëj më, vetëm të bëhem gati e të futem vetë në fushë.

“Penalltitë janë të tmerrshme. Është një përgjegjësi shumë e madhe”.

Neymar e Ronaldo janë dy ndër shënuesit më të mirë në historinë e Brazilit, me Neymar që ka shënuar 60 gola dhe Fenomenin që ka vetëm 2 gola më shumë, ndërkohë që shënuesi më i mirë për Brazilin është Pele, me 77 gola në 92 ndeshje.

Related posts

Ish-presidenti Moratti : Te Interi janë të detyruar për…

Sadik.Autor

TENIS/ Nis “mbretërimi” i Djokovicit, ja kur mund të thyhet rekordi i Federerit

Delo.autor

“PATA SHANSIN PËR TË SHKUAR TEK CHELSEA DHE CITY”/ Van Dijk: Ja pse zgjodha Liverpulin

Delo.autor

Leave a Comment