Futboll Seria A Sport

GATUSSO MERR NJË LAJM TË MIRË/ Ja dy titullarët që rikthehen për sfidën ndaj Juventusit

Lajme të mira merr më në fund Xhenaro Gatuzo për ndeshjen e së shtunës kundër Juventusit. Pasi mori vesh që Donaruma dhe Paketa do të mungojnë për afro një muaj për shkak dëmtimesh, trajneri sot është mbushur me optimizëm.

Kesi duket se është rikuperuar shumë shpejt dëmtimin që kishte në gjurin e majtë dhe mund të jetë nën urdhërat e Alegrit për ndeshjen me Juventusin.

Nga ana tjetër Suso ka nisur të stërvitet me grupin sot dhe flitet që mund të nisë ndeshjen si titullar. Sipas mediave italiane Suso do të jetë zëvendësuesi ideal i Paketës si trekuartist, pasi Gatuzos i janë “lidhur” duart në fazën më të zjarrtë të kampionatit.

Related posts

“UN KËSHTU JAM GATUAR”/ Wanda Nara sulmon kritikët: Më quajtën të “çmendur”, por…

Delo.autor

Luftëtari përballë Kamzës, për herë të parë pa Abazajn

Sadik.Autor

U PËRFOL PËR NJË LARGIM/ Tekniku Mihajlovic nuk lëviz nga skuadra e Serisë A

Delo.autor

Leave a Comment