Futboll La Liga

Copa del Rey/ Hidhet shorti për gjysmëfinalet, Barcelona njeh kundërshtarin e ‘vështirë’

Barcelona do të përballet me Valencian në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Çifti i tjetër gjysmëfinal do të jetë ndërmjet Legannes dhe Sevillas, pas shortit që u hodh sot në Madrid.

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen javën e ardhshme, pra të martën dhe mërkurën, ndërsa ato të kthimit në javën vijuese.

Për të arritur në gjysmëfinale të kupës, Barcelona e eliminoi rivalin e qytetit, Espanyolin, me rezultat të përgjithshëm 2-1 pas dy ndeshjeve. Barça e humbi ndeshjen e parë në udhëtim me rezultat minimal, por mbrëmë shënoi fitore 2-0 në “Camp Nou”, për ta siguruar një vend në gjysmëfinale.

Barcelona e ka arritur gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit për vitin e tetë më radhë dhe tani do të synojë ta arrijë finalen e 21 prillit, për ta mbrojtur titullin e fituar vitin e kaluar.

Related posts

Si u paraqit Serie A përgjatë 2017. Nga titulli i 6-të radhazi i Juventusit tek Napoli ‘Kampion Dimri’

Q.Autor

Messi: Kam luajtur me këtë lëndim për një kohë

Sadik.Autor

Dëborë e madhe në Kukës, ja si duket fusha pak minuta para se të nisë ndeshja (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment