Futboll La Liga

Reali ‘zgjohet’ në merkato, 300 milionë euro për të ëndërruar

Është vetëm janari, por Real Madridi tashmë është eliminuar nga Kupa e Mbretit dhe gjendet 19 pikë prapa liderit të La Ligës, Barcelonës, gjë që sugjeron se nevojitet përforcimi i skuadrës në tregun e transferimeve.

Derisa Zinedine Zidane ngurron të blejë lojtarë në janar, Real Madridi tashmë i ka 300 milionë euro për t’i shpenzuar në afatin kalimtar veror, shkruan e përditshmja spanjolle “Marca”.

Fakti se Reali nuk e ka blerë asnjë “galactico” në disa vitet e fundit, do të thotë se ka ruajtur shuma të mëdha parash për të ardhmen. Blerja e fundit e madhe e Realit ishte James Rodriguez për 80 milionë euro në vitin 2014.

Shitjet e lojtarëve si Angel Di Maria, Mesut Ozil dhe Alvaro Morata kanë sjellë të ardhura në klub.

Për më tepër, Real Madridi nuk ka probleme me pagat e lojtarëve sic kanë klubet e tjera të mëdha.

Në përgjithësi, Real Madridi është shumë i shëndoshë financiarisht dhe vitin e kaluar e mbylli me një surplus prej 178 milionë euro.

Gjiganti spanjoll është në pozitë shumë të privilegjuar financiare dhe pritet t’i shpenzojë deri në 300 milionë euro verën e ardhshme për të sjellë lojtarë të mëdhenj, sipas të përditshme spanjoll.

Related posts

Njihuni me 9 futbollistët që kërkojnë ekip të ri për të qenë në Rusi 2018

Q.Autor

NUK ËSHTË MË “I PAPREKSHËM”/ Coutinho pranë rikthimit në Itali, ja klublet që e kërkojnë

Delo.autor

SFIDA NDAJ KUKËSIT/ Mungon edhe Ismajlgeci, trembin Vangjeli dhe Muçi. Ja situata tek “Bardheblutë”…

Delo.autor

Leave a Comment