Kategoria Superiore Shqipëri

Trajneri i Lushnjes: Do shkojmë në komisariat për tifozët

Trajneri i Lushnjes, Hysen Dedja, ka folur për takimin mes Teutës dhe ekipit të tij, që u mbyll në barazim 2-2. Ai ka prekur edhe pjesën e tifozëve që u shoqëruan në komisariat.

“Të them të drejtën objektivi ka qenë i arritshëm për këtë ndeshje të parë në 2018. Mund të merrnim edhe më shumë se kaq me pak guxim. Patëm pak shpërqendrim kur policia mori tifozët tanë. Ishim pothuajse të shthurur dhe mirë që ishim në fund të pjesës së parë. Me pak guxim ne mund të merrnim edhe fitore.

Kemi shënuar në pothuajse të gjitha ndeshjet. Kam menduar të bëj një lojë më shumë sulmuese duke parë edhe vendin në renditje.

Tifozët kishin pakënaqësi ndaj gjyqtarit. Dhe tashmë ata janë në komisariat. Ne do të shkojmë bashkë me skuadrën që ata të kthehen me ne në Lushnje”, përfundoi Dedja.

Related posts

SFIDA NDAJ BYLIS/ Ja formacioni i “Demave” dhe dilema e vetme për trajnerin Lerda

Delo.autor

RENDITJA/ JAVA 7: Partizani i vetëm në krye, Skënderbeu vihet në ndjekje

Isa.Autor

ZYRTARE/ E kërkonin disa klube, talenti Ademi vendos për të ardhmen. Ja skuadra ku do të luajë…

Delo.autor

Leave a Comment