Ekskluzive Futboll Sport

LOJTARËT “MISTREC” NË FUSHË/ Nga Diego Costa tek Pique. Kartonat, sharjet dhe…

Barcelona fitoi 2-0 dhe vendosi një dorë te titulli i rradhës kampion në Spanjë, por episodi i minutës së 28 vendosi shumë mbi fatet e takimit. Arbitri Gil Manzano largoi me kartonin e kuq sulmuesin e Atletico Madrid, Diego Costa. Fillimisht çoi dorën në xhepin që mbante kartonët e verdhë, por sulmuesi braziliano-spanjoll e kontestoi duke mos e përmbajtur dot veten e duke i thënë: Çfarë p… e nënës pe?

Diçka e tillë u ndëshkua nga arbitri dhe sulmuesi mori karton të kuq. Gjesti i Costas nuk pritet të mbyllet me kaq. Pritet që edhe federata spanjolle të ndëshkojë sulmuesin për gjestin dhe fjalorin anti-sportiv. Por nuk ky nuk është rasti rrallë.

Diego Costa njihet per veprimet e tij te ashpra në fushë, por nuk është i vetmi.

AlpeNews.al ju rendit disa futbollistë që janë mistrece.

Gerard Pique (2015)

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 55-të të ndeshjes së vlefshme për Superkupën e Spanjës, ku katalanasit barazuan 1-1, por e humbën trofeun pasi ishin mposhtur 4-0 në ndeshjen e parë ndaj Athletic Bilbao. Qendërmbrojtësi nuk ishte dakord me një vendim të anësorit, që nuk akordoi një pozicion jashtë loje në favor të Barcelonës dhe lejoji vazhdimin e aksionit, që solli një goditje nga këndi për baskët. Protesta e Pique ishte shumë e ashpër dhe arriti kulmin me ofendimet verbale ndaj treshes që gjykonte ndeshjen finale. Sipas asaj që shkruhet në raportin e ndeshjes nga gjyqtari kryesor Velasco Carballo: “Në minutën e 55-të të ndeshjes, numri 3 i Barcelonës, Gerard Pique, mori karton të kuq sepse iu afrua me kërcënim gjyqtarit anësor duke e ofenduar nga nëna me disa fjali të turpshme.” 

Arda Turan (2018)

Ish-lojtari i Barcelonës, Arda Turan, i cili tashmë aktivizohet në Turqi tek skuadra e Basaksehir është dënuar me 16 ndeshje nga Komisioni i Disiplinës. Vendimi është konfirmuar nga mediat turke. Mësohet se shkak i dënimit ishte, sepse lojtari gjatë ndeshjes ka ofenduar arbitrin anësor. 31 vjeccari ka një karrierë të “pasur” futbollistike. Në Spanjë ka fituar 2 tituj kampion me Atletico Madrid dhe më pas me skuadrën e Barcelonës.

Caner Erkin (2017)

Futbollisti turk Caner Erkin mund të dënohej deri në 2 vite burg për shkak se ofendoi gjyqtarin e takimit në ndeshjen e 23 tetorit të vitit 2017 ndaj Bashaksheirit për kartonin e verdhë që ky i fundit ka akorduar ndaj 29-vjeçarit. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat turke, të cilat kanë konfirmuar se ditët në vijim ish-futbollisti i Interit do të paraqitet në Gjykatë për të mësuar vendimin që do të merret ndaj tij. Akuza e cila rëndoi për Erkin është ajo e sharjes dhe fyerjes me fjalë të rënda të arbitrit në fushë. Nëse futbollisti dënohej, do të ishte hera e parë në futbollin profesionist, që një lojtar të dënohej me burg se fyeu gjyqtarin e takimit.

Gonzalo Higuain (2018)

Dy javë pezullim. Ky ishte dënimi për Gonzalo Higuain, pasi ofendoi gjyqtarin dhe mori të karton të kuq në ndeshjen ndaj Juventusit, e cila u fitua 2-0 nga bardhezinjtë. Vendimi u dha nga Komisioni i Disiplinës në Itali. “Pipita” mungoi në ndeshjen ndaj Lazios. /Alpesport.al

Related posts

Nasser Al-Khelaifi do ta takojë Ronaldon/ Sheiku do të jetë prezent në takimin Spanja-Portugalia

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ Atletico triumfon ndaj Portos dhe siguron kualifikimin, Liverpool mposht Milanin në “San Siro”

Delo.autor

Vendi i parë në Grupin B, Spanja shmangu 15 Kupa Bote

Sadik.Autor

Leave a Comment