Futboll Premier League Sport

DOPIETË SPEKTAKOLARE NË PREMIER/ Shikoni dy supergolat e ish-sulmuesit të Milanit (VIDEO)

Zherard Deolofeu, ish sulmuesi i Milanit ka shënuar dy super gola në ndeshjen, që Uatfordi është duke luajtur me Ulverhemptonin, për gjysëmfinalet e “FA Cup”.

Sulmuesi spanjoll ka hyrë në fushën e lojës në minutën e 66-të, kur loja ishte 0-2 kundër skuadrës së tij. Pas 13 minutash ai ka shënuar një gol spektakolar brenda zonës me parabël, duke kapur trekëndëshin në krahun e kundërt.

Në fund Uatfordi barazon me penallti dhe çdo gjë shkon në shtesë. Aty ishte sërish Deolofeu, që me një kundërsulm ka gjetur golin epërsisë për skuadrën e vet, në minutën e 104-të.

Related posts

Sidrit Guri: Ia dalim edhe pa Bakajn/ Pacult më ndihmon shumë

Q.Autor

LeBron James FENOMENAL/ Cleveland Cavaliers fiton titullin e 4-t rresht në Lindje

Sadik.Autor

“JAM I VETMI SHQIPTAR QË NUK HA FASULE”/ Espanyol u tregon tifozëve “Pitbullin” Bare (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment