Futboll Seria A Sport

ZBULOHEN PRAPASKENAT E BUJSHME/ Ja skuadra e “panjohur” që kërkonte talentin Kean

Moise Ken është momentalisht njëriu i momentit në Itali dhe te skuadra e Juventusit. 19-vjeçari është një makineri golash, që nuk rresht së shënuari dhe tani që u ndez, nuk di të fiket.

Deri në janar te Juventusi, ishin gati ta shisnin lojtarin, i cili po ngrohte stolin, për shkak se në ekip ka lojtarë si Ronaldo, Manxukiç, Dibala e shumë emra të tjerë të “rëndë”.

Nëse në Torino do të mbërrinte një ofertë mbi 20 milionë euro, Ken do të ishte shitur. Mediat italiane zbulojnë prapaskenën e pabesueshme. Frozinone ishte ajo që kërkoi të blinte shërbimet e Ken, por Juventusi i kërkoi 20 milionë euro dhe të drejtën e riblerjes për 30 milionë euro.

Frozinone e kishte të pamundur të jepte një shifër të tillë, e cila ishte disi e rëndë për arkat e klubit.

Related posts

E BUJSHME/ Planifikohet shkëmbimi Juventus-“Djajtë e Kuq” për yjet…

Delo.autor

Maurizio Sarri sulmon Serinë A: Jemi në kufijtë e çmendurisë

Q.Autor

E PAKUPTIMTË/ Cungu sqaron çështjen Rexhinaldo: Nuk jam në dijeni të situatës me Musollin

Isa.Autor

Leave a Comment