Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Gatusso largohet nga Milani në verën e ardhshme, ja trajneri në vend të tij

Milan do të kërkojë me çdo kusht të mbajë vendin e katërt këtë sezon në Serie A dhe më pas të sigurojë një skuadër të fortë dhe të denjë për Champions League.

Me Ivan Gazidis në krye të klubit, “The Mirror” shkruan se do të ketë lëvizje të mëdha pas qershorit. Sipas gazetës angleze trajneri Gennaro Gattuso do të largohet nga drejtimi i skuadrës (kushton 10 mln euro) dhe vendin e tij do ta marrë Mauricio Pochettino i Tottenham.

Për të bindur trajnerin argjentinas do t’i vihen në dispozicion 300 milionë paund për merkaton e verës. Me këtë shifër Pochettino mbërrin në Milano sipas “The Mirror”, mirëpo në Itali bëjnë llogari të tjera, sepse Champions është në dyshim të madh për shkak të konkurrencës së fortë dhe pa Champions nuk vjen asgjë tek kuqezinjtë.

Sidomos që Milani është në vëzhgim nga UEFA në lidhje me “Fair Play Financiar”. Për të mbyllur të gjitha gropat e ish-pronarit kinez, fondacioni Elliot do të derdhë disa të ardhura ekstra për të rritur buxhetin e klubit për merkaton e verës, por asgjë nuk është konfirmuar ende.

Related posts

Nga Roma tek Liverpooli, 11-shja më e shtrenjtë sipas secilit pozicion

Isa.Autor

Ancelotti kërkon ribashkimin/ Napoli ka gati 45 mln euro për titullarin e Real Madridit

Isa.Autor

LAJME TË KËQIJA PËR MARK MARKEZ/ Piloti spanjoll do të mungojë në Çmimin e Madh të Argjentinës

F.autor

Leave a Comment