Futboll Premier League Sport

ZBULON LOJTARIN E SEZONIT NË PREMIER/ Van Dijk “tradhton” Liverpoolin, voton “armikun e madh”…

Premier League po shkon drejt fundit dhe “Organizata e Futbollistëve Profesionistë” (PFA) do të zgjedhë lojtarin më të mirë të këtij sezoni.

Ndërkohë mbrojtësi i Liverpool, Virgil van Dijk ka zbuluar publikisht votën e tij për lojtarin më të mirë të këtij sezoni. Holandezi pranoi hapur se nuk votuar për asnjë nga shokët e skuadrës së tij, duke ia dhënë votën Raheem Sterling, kundërshtarit të tyre të Manchester City, me të cilët po luftojnë për titullin kampion.

Unë votova për Raheem Sterling. Bëra atë që mendova dhe mendoj se ai e meriton. Ai ka bërë një sezon fantastik. Mund të kisha votuar edhe për Bernardo Silva, apo disa lojtarë të tjerë të Manchester City. Por, unë jam i sinqertë, mendoj se Sterling është rritur shumë si lojtar”, e shpjegoi votën e tij van Dijk.

Sa i përket luftës për titull kampion mbrojtësi holandez tha se Liverpool duhet ta mbajë kokën lart dhe se me pikët që kanë grumbulluar deri tani dhe vetëm me një humbje është diçka speciale.

Related posts

DËMTOHET NGA NJË PIJE/ Futbollisti larg fushave deri në fund të sezonit

Isa.Autor

Rafinha magjeps Interin, titullar ndaj Genoas

Q.Autor

Barcelona vendos rekordin e pathyeshmërisë në La Liga dhe prek titullin kampion

Sadik.Autor

Leave a Comment