Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Keita e Firmino ndëshkojnë Porton, me një këmbë në gjysmëfinale.

Liverpool ka bërë gjysmën e punës duke mposhtur Porton 2-0 në Anfield. Çerekfinalja e parë nuk kishte surpriza, ashtu siç pritej The Reds ishin dominues nga minuta e parë e deri tek e fundit.

Liverpool hyri në këtë sfidë me vetëbesim të madh pasi anglezët nuk kanë humbur asnjë nga gjashtë ndeshjet e luajtura ndaj Portos në Europë.

Menjëherë të besuarit e Jurgen Klopp gjetën golin e avantazhit. Ishte Naby Keita i cili në minutën e 5’ shënoi golin e avantazhit me një goditje të bukur nga brenda zonës.

Në minutën e 26’ erdhi goli i dytë i shënuar nga Roberto Firmino. Braziliani e ka pasur shumë të lehtë ta shtynte topin në rrjetë pas krosit të ulët të Trent Alexander-Arnold.

Që nga starti i sezonit, vetëm Cristiano Ronaldo (24) është përfshirë në më shumë gola në Champions League se Firmino (20 – 12 gola dhe 8 asiste).

Liverpool e kishte në kontroll ndeshjen dhe Porto rrallëherë u tregua i rrezikshëm në zonën kundërshtare. Megjithëse në 20 minutat e fundit mund të kishte ngushtuar diferencën, por fati nuk ishte me ta.

Një fitore e madhe e Liverpool që është me një këmbë në gjysmëfinale.

Related posts

Kovacic mund të rikthehet në Itali në verë, ja cili klub e dëshiron

Q.Autor

TËRBOHET FURY: Maskotën nuk e GODAS me GRUSHT, i gjuaj me shkelm te KO*QET (VIDEO)

Isa.Autor

SERIE A/ Torino vishet bardhezi, Juventus feston dominimin dhe “qan’” Buffonin (Foto)

Sadik.Autor

Leave a Comment