Futboll La Liga

Po tradhtohet nga lojtarët? Ja çfarë thotë Zidane

Zinedine Zidane ka folur para takimit të ditës së sotme kundër Valencias.

Ditë më parë trajneri kishte marrë përsipër fajin për dështimin e Real Madridit në Copa del Rey, ku ishte eliminuar prej skuadrës modeste të Leganesit.

Francezi ka pohuar se nuk e ndien se lojtarët po e bojkotojnë dhe tradhtojnë pasi që po sheh një motiv të madh te lojtarët për të përmirësuar gjërat.

“Nuk e ndjej që lojtarët po më tradhtojnë. Diçka mund të mos funksionoje por lojtarët janë duke tentuar të japin maksimumin dhe ndonjëherë gjërat nuk dalin siç e pret”, tha Zizu në konferencën për shtyp.

Tifozët po fajësojnë disa prej lojtarëve kryesor, duke përfshirë Cristiano Ronaldon dhe Sergio Ramosin.

Ai është i bindur që gjërat do të ndryshojnë dhe lojtarët gjithashtu janë të bindur, ku beson se mund të fitojnë Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë se ndeshja mes Valencias dhe Realit do të zhvillohet sot me fillim në ora 16:15 në stadiumin Mestalla.

Related posts

TREGON AVENTURËN E TIJ NË “CAMP NOU”/ Ish-trajneri i Barcelonës: Maradona humbi 8 kilogramë për ndeshjen me Realin

Delo.autor

PËSOI ARREST KARDIAK/ Ndërpreu kontratën me Interin, agjenti i Eriksen zbulon të ardhmen e lojtarit

Delo.autor

“DUHET TË HEDHËSH HAPA PARA NGA DITA NË DITË”/ Shevchenko del hapur dhe shpreh dëshirën e tij të madhe!

Delo.autor

Leave a Comment