Futboll Seria A Sport

ZBULOHEN PRAPASKENAT E BUJSHME/ Juventusi sfidon “Los Blancos” për yllin francez…

Juventusi nuk heq dorë nga Paul Pogba. Bardhezinjtë, sipas asaj që shkruan “calciomercato.com”, verën e shkuar bënë tre oferta te Manchester United për të arritur të kthejnë në shtëpi francezin, që ka lënë një “gropë” të madhe në mesfushën e “Zonjës”, por “Djajtë” i kanë kthyer mbrapsht.

Juventusi rikthehet në pistë dhe, këtë herë, konkurrenca ka vetëm një emër: Zinedine Zidane. Pikërisht francezi i Real Madridit po mundohet të bindë kampionin e botës.

Pogba flet shpesh me Matuidi, që luan te Juventusi, por kjo nuk është se do të thotë shumë, në fakt, pasi edhe Varane është te Real Madridi, ashtu si edhe Benzema. Ndërkohë, ajo që vlen për t’u theksuar është se me Allegrin ka një raport të shkëlqyer. Shumë do të varej edhe nga qëndrimi ose jo i trajnerit italian te stoli i Juventusit. Ideja për të luajtur me Cristiano Ronaldon e nxit jo pak Pogba.

Related posts

Kurbinasit gati për “provën” e parë, 47 ditë pa marrë pikë të plota

Sadik.Autor

EMOCIONON ME LAMTUMIRËN E TIJ/ Pjanic: Fanella e Juventus si lëkurë e dytë!

Delo.autor

MOLDAVI-SHQIPËRI/ Gol me finte, Manaj gjen më në fund rrugën e rrjetës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment