Po luhet në “Selman Stërmasi” supersfida mes Partizanit dhe Skënderbeut e vlefshme për javën e 28-të të Kategorisë Superiore. Kryesuesit e kampionatit do të kërkojnë të rikthehen te triumfi në kampionat pas humbjes 1-3 në fundjavë ndaj Luftëtarit.
Nga ana tjetër edhe korçarët e Orges Shehit, me shpresën e një lajmi pozitiv nga KAS-i, kanë si objektiv një vend që të dërgon në Ligën e Europës sezonin e ardhshëm, teksa do të synojnë një rezultat pozitiv në kryeqytet.
Me triumfin e Kukësit ndaj Laçit, diferenca mes Partizanit dhe verilindorëve është ngushtuar në 6 pikë, teksa një rezultat negativ i të kuqve do e rihapte kampionatin. Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, ku nuk mungon surprizat. Ajo që bie në sy është interesi i ulët i tifozëve, të cilët nuk i kanë mbushur shkallët e stadiumit. Rreth 1000 të pranishëm.
PARTIZANI-SKËNDERBEU 1-0
Belica 26′
KOMENTI LIVE:
38′ Ndizet sfida, Dejvi Bregu kërcënon portën e të kuqve, por ndalet mjaft bukur nga portieri Alban Hoxha.
36′ Pranë golit të dytë Partizani, Ibrahimi lëshon të djathtën në hyrje të zonës, topi shkon jashtë kuadratit.
34′ Harkim i rrezikshëm nga e majta, Lum Rexhepi largon topin në këndore.
32′ Skënderbeu provon të rrezikojë me Muzakën dhe Gripshin, por futbollistët e skuadrës korçare nuk koordinohen siç duhet brenda zonës.
26′ GOOOOOL PARTIZANI 1-0/ Zhbllokohet sfida, të kuqtë kalojnë në avantazh me anë të Belicës, i cili ka realizuar një gol me shpatull, pas një harkimi nga këndi të Trashit.
22′ Korçarët pretendojnë për 11-metërsh pas prekjes së topit me dorë të mbrojtësit Rexhepi, nuk është i këtij mendimi gjyqtari Bajramaj.
21′ Dejvi Bregu provon me një goditje potente, topi shkon mbi kuadrat.
19′ Aksion fantastik i të kuqve, Dajsinani bën heroin duke i mohuar një gol të sigurt mesfushorit Duka, nga një distancë shumë e afërt.
18′ Minuta mjaft të mira për Partizanin, që është hedhur në sulm në kërkim të golit të avantazhit.
14′ Partizani gjen rrugën e rrjetës me mbrojtësin Rexhepi, por gjyqtari Bajramaj e anulon për fuall në sulm.
12′ Pranë golit të avantazhit Partizani. Pas një harkimi nga e majta, Krasniqi për pak sa nuk e dërgon topin në portën e Dajsinanit.
11′ Bruno Dita ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Malës.
7′ Gripshi harkon një top të bukur për Bregun, i cili provon me një lëvizje akrobatike, por gabon tërësisht.
3′ Skënderbeu shtyn para, Sibo del në një pozicion të favorshëm, por gjuajtja e tij lë për të dëshiruar, duke e dorëzuar topin në duart e portierit Alban Hoxha.
1′ Ka nisur takimi në “Selman Stërmasi”.
