Champions League Futboll Sport

“CRISTIAN LEAGUE”/ Ronaldo “makinë golash” në Champions, ja statistikat

Lojtarë të mirë ka shumë, por kampioni duket kur ndeshjet janë vendimtare. Kampioni i vërtetë është ai që jep 100% në ndeshjet ‘normale’, por që arrin të japë 120%/130% në takimet e rëndësishme. Një nga këta është Cristiano Ronaldo.

Këtë e tregojnë statistikat: CR7 është i papërmbajtshëm, por me golin e shënuar në fushën e Ajax-it ka konfirmuar se është golashënuesi më i mirë në fazën me eliminim direkt të Champions League. Numri i golave të tij nuk mund të arrihet as duke mbledhur ato të shënuar nga vendi i dytë dhe i tretë në këtë renditje.

Shifrat janë të pakundërshtueshme. Golat e shënuar nga portugezi nga çerekfinalet e Champions League e në vazhdim janë 41. Në këtë renditje, ai ndiqet nga Messi me 16 realizime, Inzaghi, Raul dhe Shevchenko me 13. Nga ana tjetër, CR7 e ka fituar 7 herë titullin e golashënuesit më të mirë të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube.

Sigurisht, goli kundër Ajax-it ka ardhur në çerekfinale, por nuk duhet harruar faza e 1/8-ave. Duke marrë në konsideratë të gjithë fazën me eliminim direkt të Champions League, numri i golave të CR7 rritet ndjeshëm dhe shkon në 64. Si gjithmonë, pas tij vjen Messi me 42, i ndjekur nga Muller me 21.

As duke mbledhur golat e argjentinasit dhe gjermanit nuk do të arrihej shifra e frikshme e Ronaldo-s. Juventus e ka marrë për të fituar Champions League dhe ai po tregon se është një garanci e vërtetë në këtë aspekt.

Related posts

TJETËR REKORD NEGATIV/ Portugalia është kampioni i parë në fuqi në historinë e Europianit që…

Delo.autor

TREGON EMOCIONET E DERBIT MADONINËS/ Marotta rrëfen: Marrja e fitores me një lojë të bukur na jep…

Delo.autor

“EMIGRANTI I PALIGJSHËM QË MBËRRITI NË LA LIGA”/ “AS” shkrim për Uzunin: Mund të festojë si CR7 kundër Realit

Delo.autor

Leave a Comment