Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E STOLIT TË INTERIT NË DILEMË/ Conte nis negocimin me rivalët e Serisë A…

Antonio Conte prej kohësh lakohet si trajneri i ardhshëm i Interit, por kushtet ekonomike e kanë frenuar klubin zikaltër, që është edhe në pritje të fundit të sezonit, për të përcaktuar se çdo ndodhë me trajnerin aktual Luciano Spalletti.

Në anën tjetër Conte ka nisur negocimin me Romën, duke krijuar mundësinë që ai të jetë trajneri i ardhshëm i skuadrës kryeqytetase sipas gazetave “Il Tempo” dhe “La Republica”.

Mediet në fjalë kanë shpjeguar se drejtues e Romës tashmë e kanë kryer një takim zyrtar me trajnerin italian dhe pritet të avancohet më tej, për të diskutuar detajet e kërkesë-ofertës.

Problemi i vetëm që kanë klubet është paga e lartë që Conte kërkon, janë plot 10 milionë euro në sezon që duhet të shkojnë për trajnerin, i cili mund të jetë pasuesi i Claudio Ranierit, i cili mori drejtimin e skuadrës deri në fund të sezonit, pas shkarkimit të Eusebio Di Francesco.

Related posts

FINALJA E SUPER BOWL/ 7.7 milionë dollarë për 30 sekonda reklamë, padyshim një…

Delo.autor

ISHTE OBJEKTIVI I MILAN/ Mbrojtësi Andersen prezantohet në Francë tek klubi…

Delo.autor

Dalipi i jep përgjigje Starovës, nuk harron as tendencën e medias

Sadik.Autor

Leave a Comment