Futboll La Liga

Dritë në fund të tunelit, Reali fiton pas 5 vitesh në ‘Mestalla’

Reali ka marrë pikët e plota në udhëtim te Valencia, duke triumfuar 1:4.

Fitore për moral, për të rritur vetëbesimin dhe për të ngritur kokën lartë, kështu konsiderohet kjo e Los Blancos në Mestalla.

Pas eliminimit nga Leganes nga Copa del Rey, Real Madridi ka reaguar duke marrë pikët e plota në kuadër të La Ligas në një stadium të vështirë siç është Mestalla, që e mposhti 4:1 Valencian.

Cristiano Ronaldo shënoi dy gola nga penaltia në këtë ndeshje 16 dhe 38’, ndërsa dy të tjerët i realizuan Marcelo në minutën e 84’ dhe Kroos në 90’.

Golin e nderit për vendasit e shënoi Santi Mina në minutën e 58’.

Reali ka grumbulluar 38 pikë pas kësaj fitore, dy më pak se Valencia në pozitën e tretë dhe 16 më pak se Barcelona, që nesër në Camp Nou pret Alavesin.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Skënderbeu arrin marrëveshjen me mbrojtësin pogradecar…

Delo.autor

MERR FUND DILEMA/ Damir Mulaomerovic, ZYRTARIZOHET trajneri i ri i Kosovës

Isa.Autor

MESFUSHA NË FORMË/ Ja risia e Sormanit te “demat” e Partizanit

Delo.autor

Leave a Comment