Futboll La Liga Sport

PIKETOJNË ZËVENDËSUESIN E COUTINHOS/ Barcelona gati të paguajë 100 milionë euro për yllin…

Philippe Coutinho nuk bën më pjesë në planet e Barcelonës, që ka piketuar edhe zëvendësuesin e tij. Sipas të përditshmes britanike “Daily Mirror”, skuadra blaugrana është gati të paguajë 100 milionë euro për të marrë sulmuesin e Manchester United, Marcus Rashford. Ndeshja që dy ekipet do të luajnë në “Camp Nou” në gjysmëfinalen e kthimit të Champions League është një mundësi e mirë për ta parë ta parë nga afër talentin 21-vjeçar.

Edhe pse për United ai është i pashitshëm, përballë një oferte të mirë gjithçka mund të ndodhë. Rashford po shkëlqen që kur në ekip ka ardhur trajneri Ole Gunnar Solskjaer, duke qenë vendimtar me golat e tij (10 gola në 28 ndeshje këtë sezon me “djajtë”). Skuadra katalanase po kërkon një sulmues të ri e të talentuar dhe Rashford i plotëson këto kritere, një yll i së ardhmes, që po bën mirë edhe me fanellën e kombëtares së “3 luanëve”.

Related posts

SULMUESI QË TË KA VENDOSUR NË VËSHTIRËSI? Cannavaro surprizon me përgjigjen: Luante me Bologna-n dhe ishte…

Delo.autor

CR7 E GODITI ME TOP, PASTAJ I DHUROI FANELLËN/ Stjuardja zvicerane: M’u duk se vdiqa, ja çfarë më tha Ronaldo

Delo.autor

AKORDI MCKENNIE-MORATA/ Juventus ka gati planin për t’i mbajtur, gati formula e re me Atletico Madrid…

Delo.autor

Leave a Comment