Futboll Premier League

Liverpooli mposhtet nga WBA, eliminohet nga FA Cup

​Liverpooli është eliminuar nga FA Cup, pasi u mposhtë 2:3 në Anfield nga WBA-ja.

West Bromwich Albion e ka eliminuar Liverpoolin nga FA Cup, duke e mposhtur 2:3 midis “Anfield”, shkruan Gazeta Express.

Vendasit e nisën mirë sfidën, duke realizuar për 1:0 përmes Roberto Firminos, që shënoi një gol tejet të bukur. Mysafirët reaguan shumë shpejtë, duke shënuar në minutat 7’ dhe 11’ për 1:1 dhe 1:2, golashënues ishte Jay Rodriguez.

Pas këtyre dy golave të shpejtë, mysafirët ishin afër edhe të tretit, por VAR ia mohoi diçka të tillë, ndërsa në anën tjetër teknologjia ndihmoi Liverpoolin të fitojë një penalti të cilën e humbi Firmino, rasti ideal për të dërguar shifrat në 2:2.

Pas humbjes së kësaj penaltie, WBA-ja shënoi edhe njëherë në Anfield dhe pavarësisht diskutimeve me teknologjinë, kësaj radhe u pranuar goli, që ishte në fakt autogol nga Joel Matip 45’, për 1:3 në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Liverpooli u mundua me të gjitha forcat që t’i kthejë gjërat në favorin e saj, por krejt çka arritën ishin goli i Mohamed Salah në minutën e 78’të, për rezultatin përfundimtar 2:3, duke u eliminuar kështu nga FA Cup.

Related posts

PËRSËRITET SITUATA/ Da Silva larg skuadrës te Partizani. Çfarë po ndodh në kampin e kuq

F.autor

PAS BARAZIMIT ME PARTIZANIN/ Trajneri Starova: Ishin mundësitë për të fituar, por…

Delo.autor

ANA E ERRËT E ARABISË SAUDITE/ Jo çdo gjë që shkëlqen është ar, kontratat fryhen nga mediat

F.autor

Leave a Comment