Futboll

Gattuso kërkon të thyejë tabunë, Milan asnjë fitore me skuadrat “sipër” në renditje

Milan do të luajë sot në mbrëmje në “San Siro” ndaj Lazio, një ndeshje e rëndësishme për rrugëtimin e kuqezinjve drejt një vendi në Europë sezonin tjetër. Por për trajnerin Gennaro Gattuso nuk ka për të qenë e lehtë, duke qenë se këtë sezon, kuqezinjtë nuk kanë fituar asnjë ndeshje ndaj ekipeve që ndodhen sipër tij në renditje. Ndaj dhe kjo sfidë ndaj Lazio është delikate dhe e rëndësishme për Milanin, që vjen nga një moment i mirë në kampionat, 3 fitore radhazi dhe 13 gola të realizuara.

“Lojtarët e dinë që nuk kemi asnjë fitore ndaj skuadrave që janë para nesh në renditje dhe ky është një ngërç psikologjik i madh. Mendoj se e kemi përgatitur mirë këtë ndeshje edhe pse në fushë mund të ndodhë gjithçka. Për mua kjo është një ndeshje si gjithë të tjerat, që vlen 3 pikë, ndaj duhet të bëjmë një paraqitje të shkëlqyer edhe pse do të jetë e vështirë. Kjo është një ndeshje që duhet fituar, për të vijuar serinë pozitive”, u shpreh trajneri Gennaro Gattuso.

Related posts

PO I MAHNIT TË GJITHË/ Kaka e quan Mbappen një dhuratë për tifozët

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Legjenda Pele nuk del dot nga karantina, merr lajmin shokues

Delo.autor

CAGLIARI-INTER/ “Zikaltërit” sërish në avantazh, Lukaku realizon me penallti (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment