Futboll Seria A Sport

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE TË MËDHA/ Antonio Conte në dilemë për të zgjedhur ekipin që bind

Antonio Conte ka konfirmuar se do të rikthehet në futboll në sezonin tjetër, te një klub me një projekt që do ta bindë atë.

Trajneri italian është i papunë që pas largimit nga Chelsea verën e kaluar, me Interin, Romën dhe Milanin, që interesohen për shërbimet e tij.

Ish-trajneri i Kombëtares së Italisë, po ashtu është përmendur si një kandidat potencial për të marrë drejtimin e Real Madridit, kur posti i trajnerit te kjo skuadër ishte bosh.

“Unë ende nuk e di se ku do të shkoj. Por sigurisht që unë do të zgjedh një ekip që ka një projekt që më bind mua”, deklaroi Conte.

Related posts

DERBI I TORINOS NDAHET NË “PAQE”/ Ronaldo i përgjigjet “Pleshtit”

Delo.autor

“I DUHEN DYLBI TË TË SHOHIN…”/ Pas ngjarjeve me Kombëtaren, Roshi merr komentin PIKANT (FOTO)

F.autor

TRONDITET JUVENTUSI/ Pështyu kundërshtarin, vjen një tjetër DËNIM I RËNDË për Costën

Isa.Autor

Leave a Comment