Futboll Ligue 1 Sport

KA LËNË PAS DËMTIMIN E GJATË/ Neymar rikthehet në fushë, ja arsyeja befasuese

Neymar e ka lënë pas dëmtimin e gjatë dhe nesër mund të kthehet në fushë, në ndeshjen kundër Monacos, ka bërë të ditur trajneri Thomas Tuchel.

Ylli brazilian nuk luan që kur dëmtoi gishtin në ndeshjen kundër Strasburgut më 23 janar, për Kupën e Francës. Autori i 13 golave në po aq ndeshje në Ligue 1 këtë sezon është rikthyer në stërvitje në fillim të prillit, por pa qenë i gatshëm të luajë.

‘Duhet të presim, kemi edhe dy seanca stërvitore, por shpresoj’, tha Tuchel.

‘Neymar është stërvitur me skuadrën, ka punuar shumë. Në stërvitje e tregon qartë padurimin, nuk ka frikë, ndjen besim’.

Thomas Meunier dhe kapiteni Thiago ende do të mungojnë, ndërkohë që Tuchel do të vendosë më vonë për të tjerë si Cavani, Di Maria Draxler e Marquinhos.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Arsenali i bën gati 45 milionë euro për sulmuesin Cristian Pavon

Isa.Autor

“FALEMINDERIT ZEZAK”/ Cavani e pëson keq pas postimit polemik në rrjetet sociale, ja dënimi që merr…

Delo.autor

Ylli i Realit i dërgon mesazh lamtumire klubit, do jemë gjithmonë mirënjohës kësaj fanelle…(FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment