Futboll Seria A Sport

FITOI TITULLIN E 5 RADHAZI ME JUVENTUSIN/ Allegri: Është një sezon i jashtëzakonshëm, por duhet të…

Massimiliano Allegri fitoi titullin kampion të pestë radhazi në stolin e Juventusit, që ishte njëkohësisht edhe i teti radhazi për bardhezinjtë, që kanë dominuar futbollin italian në vitet e fundit.

Natyrisht 5 skudeto radhazi nuk mund të zbehen aspak nga eliminimi i bardhezinjve në Champions, ndaj Allegir ka arsye për të festuar titullin kampion me skuadrën e tij.

“Është një sezon i jashtëzakonshëm, pasi të fitosh nuk është asnjëherë e lehtë. Arritëm një objektiv mjaft të rëndësishëm, ndonëse më vjen keq për eliminimin nga Champions të martën në mbrëmje”, tha Allegri.

E ardhmja e tij është një nga çështjet e klubit bardhezi këtë verë, ndonëse vetë tekniku dhe presidenti Agnelli pranuan vijimin e bashkëjetesës edhe për sezonin e ardhshëm.

“Po, do të vijoj të jem te Juvja, por duhet të ulemi dhe të programojmë të ardhmen, bashkë me drejtuesit”, tha Allegri.

Related posts

Ancelotti “i pangopur” me merkaton, Napoli “rrëmben” mbrojtësin francez

Isa.Autor

I FORTË DHE AMBICIOZ/ Hazard: Nuk dua të kem pishmane në fund të karrierës time, ndaj

Isa.Autor

Zyrtare/ Sinisa Mihajlovic arrin marveshjen me klubin e Sporting CP

Sadik.Autor

Leave a Comment