Futboll Sport

MILAN KËRKON TALENTIN E EUROPËS/ Ajax është pranon vetëm nëse…

Milan po mendon që në verë të “peshkojë” te Ajaxi.

Skuadra italiane po tenton ta transferojë Donny van de Beek për të cilin kanë shprehur interesim shumë klube të mëdha evropiane.

Edhe në të kaluarën mesfushori holandez ka qenë objektiv i merkatos së Milanit por negociatat kanë dështuar me Ajaxin që ka kërkuar më shumë miliona për të lënë të lirë “xhevahirin” e tyre.

“Rosonerët” e kishin mundësinë që para dy vitesh të nënshkruanin me Van de Beekun për 25 milionë euro, ndërsa sot vlera e tij është dyfishuar.

Ajax për të lënë të lirë 22-vjeçarin po kërkon plot 50 milionë euro.

Related posts

U RRIT TEK INTERI/ Rei Manaj e nis nga stoli përballë së shkuarës… zikaltër

Delo.autor

STATISTIKAT/ Shakhtar jashtë Champions-it, De Zerbi vendos rekordin negativ historik

Delo.autor

BARCELONA-ATLETICO MADRID/ “Katalanasit” kalojnë në avantazh, shënon Suarez

Delo.autor

Leave a Comment