Futboll Kupa e Shqipërisë Sport

KUPA E SHQIPËRISË/ Katastrofë për Kukësin, 6 mungesa kundër Skënderbeut

Ditën e mërkurë luhet dueli i parë i gjysmëfinales në Kupën e Shqipërisë ndërmjet Kukësit dhe Skënderbeut.

Verilindorët e drejtuar nga Ernest Gjoka do të përballen me 6 mungesa të mëdha ndaj korçarëve që kërkojnë të marin sukses në turneun e dytë më të rëndësishëm kombëtar.

Kartoni i kuq që Uilliam Kordeiro Melo mori ndaj Teutës e detyron që të mos jetë në fushë në këtë 90-minutësh.

Ndërsa për shkaqe dëmtimesh do të mungojë Edis Maliqi, i cili sipas informacioneve të para thuhet se ka pësuar një krisje në kavilje.

Në këtë sfidë kaq vendimtare pritet të mungojë edhe Gëzim Krasniqi, Ylli Shameti, Valdet Rama dhe Irakli Dzarian.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Murinjo do të marrë në drejtim kombëtaren e…

F.autor

Botërori 2018/ Gheorghe Hagi tregon favoritet në Rusi

Sadik.Autor

“Allegri do të jetë 100% trajneri i Juventusit”

Sadik.Autor

Leave a Comment