Futboll Sport

PAS HUMBJES/ Ronaldo i kërkon presidentin Agnelli trajnerin ekspert për të fituar Championsin

Edhe pse u ble nga Juventusi, me qëllimin kryesor për të sjellë në Torino trofeun e Champions League, Cristiano Ronaldo nuk ia doli dot.

Dhe për të thyer këtë ters që e ndjek prej vitesh “Zonjën e Vjetër”, portugezi duket se ka bërë një kërkesë te vetë presidenti Agnelli, për të marrë një trajner që e njeh mirë kompeticionin e Championsit.

Siç raporton gazetari Mauricio Pistoki, ndërsa fliste në “Radio Kiss Kiss Napoli”, tregoi një prapaskenë: “Pas ndeshjes me Ajaxin, Ronaldo ishte i tërbuar me klubin për eliminim, dhe shkoi të fliste vetë me Agnellin. Pas eliminimit, ai i kërkoi presidentit që të sillte nga Napoli te Juventusit, trajnerin Carlo Ancelotti”.

Related posts

AKSIDENT I RËNDË NË FORMULA 1/ Piloti përplaset me 260 km/h dhe dërgohet në spital

F.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Tifozët qipriotë në delir, 91% e tyre besojnë te kualifikimi ndaj Vllaznisë

Delo.autor

BARCELONA-MANCHESTER UNITED/ Messi i vetëm kapitullon “Djajtë e Kuq”, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment