Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

KOMBËTARJA U-18/ “KuqeZitë” triumfojnë me fqinjët maqedonas, ja rezultati i miqësores

Shqipëria U-18 ka arritur të fitojë miqësoren ndaj Maqedonisë së Veriut me rezultatin e ngushtë 1-0.

Ky takim u zhvillua në stadiumin “Sopoti” të qytetit të Librazhdit.

Pas barazimit 2-2 të arritur dy ditë më parë, këtë herë djemtë e drejtuar nga Nevil Dede ia kanë dalë të triumfojnë ndaj fqinjëve.

Goli i shënuar nga Armelindo Mema i ka dhënë fitoren ekipi tonë kombëtar.

Kanë qenë dy ndeshje miqësore që kanë rezultuar pozitive për Kombëtaren e të rinjve, teksa janë provuar disa lojtarë, të cilët do t’i shërbejnë në të ardhmen skuadrës së 19-vjeçarëve.

Related posts

TRIUMFOJNË NË “SAN SIRO”/ “Zikaltërit” mposhtin Veronën me përmbysje

Delo.autor

Kombëtare, Panuçi rikthen Manajn dhe injoron Abazajn me Gurin

Q.Autor

NËNA E GUARDIOLAS VDES NGA KORONAVIRUSI/ Disa javë pasi tekniku dhuroi 1 mln euro për të luftuar COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment