Futboll Sport

PSV SI NDAHET AJAXIT/ Titulli në Holandë mund të vendoset nga golavarazhi

PSV Eindhoven likuidon me 3 gola Willem 2 dhe ruan hapin e Ajaxit të Amsterdamit, duke mbajtur gjallë shpresat për titullin kampion në Holandë.

Në Tilburg, skuadra e Mark Van Bommel triumfoi me rezultatin 0-3, duke rikuperuar një gol ndaj harkëtarëve në javën e 32-të.

Një sukses ky që e ngjiti PSV-në në kuotën e 80 pikëve, megjithatë skuadra nga Eindhoveni ka një diferencë me 10 gola ndaj Ajaxit dhe për të fituar titullin duhet që formacion i Erik Ten Hag të gabojë në një nga 2 ndeshjet e mbetura, pasi me goleavarazh titulli sipas të gjitha gjasave do të shkojë në duart e harkëtarëve.

Ndaj Willem 2 në sfidën që mbylli javën e 32-të të Eredivisies vendosën golat e Malen, Sadilek dhe Bergwijn.

Related posts

FORMULA 1/ Nxorri rivalin jashtë piste, kampioni i botës humbet podiumin në Brazil (VIDEO)

Delo.autor

ZBARDHEN VOTIMET/ As MESSI dhe as CR7, ja 3 kandidatët kryesorë për Topin e Artë

Isa.Autor

MEDALJE E ARTË NË XHUDO/ Shqipëria shkëlqen falë Indrit Çullhajt në garën ndërkombëtare të Greqisë

F.autor

Leave a Comment