Formula 1 Sport

ÇMIMI I MADH I AZERBAJXHANIT/ Shtyhen provat në Baku, kaos dhe aksidente në Formula 1 (VIDEO)

Këtë fundjavë në “Formula 1” do të garohet për çmimin e madh të Azerbajxhanit, që do të mbahet në Baku.

Ditën e sotmë sipas programit duhet të zhvilloheshin provat e lira, por janë anuluar pas një kaosi që ka ndodhur.

Ishte Xhorxh Rasell, i pari që pësoi një aksident, pasi goditi një kapak pusete të ndodhur në pistë. Kjo pasi në Baku, garohet në rrugët e qytetit. Aksidenti fatmirësisht nuk pati pasoja të rënda, përvveç dëmeve materiale.

Ndërkaq më pas kamioni që erdhi të marrë “Williamsin” e aksidentuar, goditi një urë. Kjo që ka ndodhur në Baku, nuk është parë ndonjëherë në prova të tjera të lira.

 

Related posts

NDESHJA RUMANI-SPANJË/ Trajneri Moreno kërkon të bëjë historinë me “La Roja”

Delo.autor

SHQIPËRI-ANGLI/ Gjithçka gati për ndeshjen e madhe, ja si duket fusha e “Air Albania” (VIDEO)

Delo.autor

Albian Ajeti: Zgjodha Zvicrën sepse Shqipëria nuk më kontaktoi asnjëherë

Sadik.Autor

Leave a Comment