Formula 1 Sport

ÇMIMI I MADH I AZERBAJXHANIT/ Ferrari vë në resht rivalët, Leclerc më i shpejtënë provat e lira (FOTO)

Fundjava në pistën azere të Baku ka nisur mbarë për makinën Ferrari, që ka qenë më e shpejta me të dy pilotët e saj. Charles Leclerc dha kohën më të shpejtë në përfundim të sesionit të dytë të provave të lira, 1’42”872, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Sebastian Vettel, me dy të dhjetat më shumë.

Në vendin  e tretë u klasifikua makina Mercedes e Lewis Hamilton, 6 të dhjetat më e avashtë. Pas tij u renditën dy pretendentë të tjerë, Max Verstappen me Red Bull e Valtteri Bottas më makinën tjetër Mercedes. Sesioni i dytë u zhvillua normalisht pas incidentit që ndodhi në sesionin e parë, me një pusetë që shkatërroi makinën Williams e ndërpreu provat.

Ditën e shtunë, në orën 15:00 do të zhvillohen provat zyrtare, ato për “pole position”. Ndërsa të dielën, ora 14:10, do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Azerbajxhanit, gara e 4-t sezonale në Formula 1.

Related posts

FIRMA ME KLUBIN E RI/ Ja kur do të largohet Lorenc Trashi drejt Kuvajtit

Delo.autor

I BËRI KRENARË SHQIPTARËT ME ARRITJEN E SAJ/ Por xhudistja Kelmendi nxjerr në shitje medaljen e artë, ja arsyeja…

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Jo vetëm Giroud, Maldini përgatit goditjen e radhës dhe shitjen 30 milionëshe

Delo.autor

Leave a Comment