Futboll Seria A Sport

STATISTIKAT E DERBIT INTER-JUVENTUS/ Ja kush ka më shumë fitore në përballjet direkte

Sot në orën 20:30 Interi në “San Siro” do të luajë një “finale” të vërtetë pasi do të përballet me Juventusin në ndeshjen e vlefshme për javën e 34 në Serie A.

3 pikë të arta për zikaltrit do të ishte një hap i madh dhe shumë i rëndësishëm drejt kualifikimit sezonin e ardhshëm në Champions League.

Javën e kaluar “Zonja e Vjetër” siguroi titullin e 8-të radhazi në Itali dhe tashmë këtë “derbi” do ta luajë për prestigj.

Janë plot 171 përballje zyrtare mes dy klubeve të mëdha italiane në historinë e Serisë A, nga të cilat 85 janë luajtur pikërisht në shtëpinë e zikaltërve.

Të avantazhuar nga shifrat vijnë bardhezinjtë e Allegrit, që numërojnë një total prej 82 fitoresh kundër 46 sukseseve të zikaltërve, ndërsa barazimi mes tyre është shënuar për plot 43 herë.

Gjithsesi, duhet thënë se sa i përket bilancit në “San Siro”, zikaltrit kanë një avantazh me një total prej 35 fitoresh ndaj 23 sukseseve të bardhezinjve, si dhe 22 barazime të shënuara në shtëpinë e skuadrës që drejtohet nga Spalletti.

Related posts

PROJEKTI BEFASUES I LORIK CANËS/ Së shpejti kapitenin legjendar do ta shihni…

Isa.Autor

Djokovic rikthehet me fitore, shkëlqen në turneun e Montekarlos

Sadik.Autor

NUK BËN PJESË NË PLANET E KOEMAN/ Ja çfarë rrezikon Luis Suarez nëse nuk largohet nga “Camp Nou”

Delo.autor

Leave a Comment