Futboll Premier League Sport

STATISTIKA TË TURPSHME/ Ja sa kohë kalon Pogba duke “shëtitur” në fushën e blertë (FOTO)

Sezoni i Paul Pogba vazhdon të jetë me ulje-ngritje: në fillim kanë ardhur probleme me Mourinho-n, më pas rizgjimi i papritur nën drejtim e Solskjaer, i ndjekur nga një tjetër ndalesë, që është shoqëruar me kritika të reja. Arsyeja? Shumë fjalë jashtë fushës, pak fakte brenda saj.

Sipas “Daily Mail”, Pogba ka kaluar më shumë kohë se mesfushorët e tjerë të Premier League duke shëtitur. Statistikat e vënë me shpatulla pas murit francezin, i cili është kritikuar nga tifozët e United dhe ekspertët. Pogba ka kaluar 64% të kohës së tij në fushën e lojës duke ecur dhe kryeson këtë renditje të veçantë që përfshin 79 lojtarë. Kjo ngadalësi e tij shikohet si mungesë respekti.

Skuadra e Solskjaer ka humbur pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit dhe është në krizë të plotë. I gjithë faji është i Pogba? Pavarësisht negativitetit që rrethon francezin, disa statistika të tjera janë në favor të kampionit të botës, i cili është përzgjedhur në skuadrën e vitit të kampionatit anglez nga “Professional Footballers Association”.

Pogba, në fakt, është i 16-ti nga 79 mesfushorët e Premier League për distancën totale të përshkuar në fushë dhe i 34-ti në sprintet e bëra për ndeshje. Megjithatë, legjenda e “Djajve të Kuq”, Roy Keane, vazhdon ta kritikojë dhe mendon se francezi është një problem për ekipin.

“Është i talentuar, por e kemi parë që nuk vrapon dhe nuk e ndjek kundërshtarin. Mënyra si lëviz në fushën e lojës flet qartë. Është një problem për United”, ka thënë Keane për “Sky Sports”.

Related posts

TJETËR “KRISJE” TEK BARCELONA/ Onda Cero: Messi është i zhgënjyer nga shokët e skuadrës sepse…

Delo.autor

ZYRTARE/ Milan transferon Brahim Diazin nga Real Madrid, do mbajë fanellën me numër…

Delo.autor

LIVE/ Laçi-Skënderbeu, Selmani i pret penalltinë Dejvi Bregut

Delo.autor

Leave a Comment