Futboll Premier League

Chelsea prezanton të hënën mbrojtësin e Romës, synon edhe Dzeko

Referuar raportimeve nga mediat italiane, Chelsea do të njoftojë të hënën blerjen nga Roma të mbrojtësit Emerson Palmieri. “Blutë e Londrës” kanë insistuar të sigurojnë firmën e mbrojtësit gjatë të gjithë merkatos së dimrit dhe sipas “Gazzetta dello Sport”, kampionët në fuqi të Premier League do ta prezantojnë përpara publikut lojtarin e tyre të ri në fillim të javës.

Një blerje që kushtoi £18milionë, plus £4milionë në bonus. Skuadra e Antonio Conte nuk shfaqi asnjë dobësi në mbrojtje, dhe aq më pak në fazën sulmuese në testin më të fundit të vlefshëm për turin e katërt të FA Cup ku fitoi të dielën ndaj Newcastle, por gjithsesi afrimet e reja konsiderohen si dobishme.

Njëlloj si Palmieri, edhe shoku i tij i skuadrës te Roma, Edin Dzeko mund të jetë drejt rrugës së tij për në “Stamford Bridge” me Chelsean të gatshëm të paguajë £44milionë për dyshen. Gjithsesi, mediat italiane raportojnë se transferimi i Dzekos nuk do të konfirmot dot më shpejt se në mes të javës, kur edhe merkato e janarit do të mbyllet, pikërisht të mërkurën, me Conte këmbëngulës për të afruar pak rivalitet të shëndetshëm në skuadër për sulmuesin spanjoll Alvaro Morata.

 

Related posts

MIQËSORE/ Ish-futbollisti i Kukësit protagonist në Turqi në humbjen me përmbysje ndaj Gaziantep

Delo.autor

Interi kontakton Barcelonën për transferimin e yllit të skuadrës

Q.Autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ “Djalli” i fiksuar me holandezët, nis ofensiva për dy përforcimet verore

Delo.autor

Leave a Comment