Formula 1 Të tjera

ARBITRIM KORRET NË DERBI INTER-JUVENTUS/ Nuk kishte asnjë penallti, gjyqtari Banti fali Kuadradon

Arbitrim korrekt në “derbin e Italisë” nga kryesori Luka Banti, i sigurt në rastet e pakta të dyshimta. Në minutën e 36-të ka një kontakt në zonën interiste mes Matuidit dhe D’Ambrozios: akordohet me të drejtë faull kundër mesfushorit juventin.

Në të 48-ën Kuadrado rrëzohet në zonën e penalltisë pas një dyluftimi me Brozoviç. Banti fal kolumbianin duke mos i kursyer të kuqin.

Në të 72-ën: Bernardeski shërben Spinacolën, De Vraj largon me kokë topin që përfundon në krahun e Vesinos, megjithatë i ngjitur me trupin. Minuta e 88-të: Ronaldo pretendon penallti pas kontaktit me Azamoahn, por nga përsëritja dallohet që portugezi kërkon kontaktin.

Related posts

“SHOH ME OPTIMIZËM PËRPARA”/ McGregor në formë pas operacionit, gati për rikthimin në kafaz

Delo.autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ Lajme të reja për Michael Schumacher, zhvendoset nga Gjeneva në…

Delo.autor

KORONAVIRUSI “PARALIZON” TENISIN/ Shtyhen për vitin tjetër dy turnetë më të mëdha ekipore

Delo.autor

Leave a Comment