Futboll Premier League Sport

MERR FUND DILEMA/ Sarri zbulon klubin e ardhshëm të Higuainit

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri ka konfirmuar se klubi i Londrës synon të mbajë sulmuesin argjentinas, Gonzalo Higuain.

Ky i fundit është huazuar në “Stamford Bridge” nga Juventusi të cilët kërkojnë të shesin kartonin e argjentinasit. “Në teori, Higuain mbetet në klub, është e vështirë t’i përshtatet Premier Leagues dhe mendoj se do të shënojë shumë gola në sezonin e ardhshëm”.

“Mbaj mend se Luis Suarez në Liverpool në sezonin e parë shënoi vetëm tre gola, pastaj 16 dhe më pas 24”, tha Sarri.

Chelsea ka opsionin e vazhdimit të huazimit, pasi FIFA ka pezulluar klubin londinez për dy merkatot e ardhshme.

Related posts

“TREMBET” MILANI/ Ylli i kuqezinjve që po shkëlqen në Botëror kërkohet nga Mançester Siti

F.autor

VOLEJBOLL/ Presidenti Zekja: Vllaznia s’hyn në garë për vend të dytë e të tretë. Synimi i saj, vetëm i pari

Delo.autor

33 vite më parë, dita kur debutonte Paolo Maldini me Milanin…

Q.Autor

Leave a Comment