Futboll Sport

Ajaxi drejt finales së Championsit, trajneri Ten Hag: Luftuam si “luanë”

Trajneri i Ajax, Erik Ten Hag, beson se ekipi i tij duhet të tregojë një paraqitje më të mirë, nëse dëshiron që të avancojë për në finalen e Champions League.

Tekniku holandez vuri re që disa detyra taktike nuk u vunë plotësisht në zbatim mbrëmjen e djeshme, edhe pse doli me fitore ndaj Tottenhamit në Londër.

“Luftuam si ‘luanë’, ishte një performancë shumë e mirë. E dominuam Tottenhamin në pjesën e parë, edhe pse më vonë harruam pak të luajmë futboll. Kjo erdhi prej kundërshtarit. Ata rritën fuqinë sulmuese dhe ne duhej të përshtateshim.Ne vraponim pa u lodhur për topin, por Pochettino ndryshoi sistemin dhe ne duhej të reagonim. I dhamë disa udhëzime në fushë te lojtarët, por detyrat nuk u kryen siç duhet”, deklaroi Ten Hag.

Related posts

VILLARREAL-REAL MADRID/ Falë një gabimi të portierit Courtois, Moreno rihap sfidën nga… (VIDEO)

Delo.autor

Lisandro Lopez: Inter, një ëndërr

Q.Autor

FITORJA E DYTË RADHAZI/ “Durrsakët mposhtin Luftëtarin në “shtëpi”

Delo.autor

Leave a Comment