Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Një ish-milanist kandidat për të pasuar Gattuson, ja emri i kandidatit

Eusebio Di Francesco është emri më i nxehtë për të pasuar Gennaro Gattuson në drejtimin e Milanit, në fund të këtij sezoni, pavarësisht se nuk janë përjashtuar edhe opsione të tjera si Gasperini dhe Conte.

Gjithsesi, sot, “La Repubblica” ka hedhur një hipotezë të re për skuadrën kuqezi. Bëhet fjalë për të vënë në krye të pankinës një ish-lojtar të Milanit.

Mark van Bomel është kandidati me më shumë perspektivë për të marrë vendin e Gattusos, sipas gazetës italiane.

Aktualisht van Bomel është në krye të PSV, duke konkurruar me Ajax në luftën për titull kampion në Holandë, pavarësisht se për të është sezoni i parë si trajner.

42-vjeçari holandez me 50 ndeshje të zhvilluara me fanellën kuqezi do të ishte lojtari i katërt që do merrte drejtimin e Milanit, pas Clarence Seedrf, Filippo Inzaghi dhe Gennaro Gattuso.

Related posts

I PLOTËSOHET DËSHIRA E YLLIT BRAZILIAN/ Sponsorët zbulojnë të ardhmen e Neymar me një FOTO

Delo.autor

NDRYSHON AXHENDA E JAVËS 13 NË SUPERIORE/ Pas pauzës për shkak të kombëtareve, ja kur do të zhvillohen përballjet

Delo.autor

Pjesa e parë/ Kukësi shkërmoq Partizanin, kjo nuk pritej

Sadik.Autor

Leave a Comment