Europa League Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Dyshja Lacazette-Aubameyang përmbys Valencian

Arsenal ka fituar 3-1 me përmbysje gjysmëfinalen e parë të Europa League kundër Valencia-s, të luajtur në “Emirates Stadium”.

Kanë qenë miqtë që kanë kaluar në avantazh në minutën e 11-të falë një goditje me kokë të Diakhaby. Bëhet fjalë për një realizim të rrallë, duke parë se Arsenal nuk pësonte gol prej 460 minutash në ndeshjet e Europa League të luajtura në shtëpi në këtë sezon (që nga ndeshja e fazës me grupe kundër Vorskla Poltava).

Gjithsesi, festa e miqve nuk ka zgjatur shumë, sepse Lacazette ka përmbysur rezultatin në tetë minuta. Sulmuesi i “Topçinjve” ka barazuar në minutën e 18-të, duke finalizuar në mënyrën e duhur një kundërsulm të shpejtë, dhe ka shënuar të dytin në të 26-ën me një goditje me kokë pas asistit të saktë të Granit Xhakës.

Francezi është bërë lojtari i tretë i “Topçinjve” që shënon dy gola në një gjysmëfinale europiane pas Charlie George (Kupa e Panaireve 1970) dhe Steve Bould (Kupa e Kupave 1995).

Në minutën e 91-të, Aubameyang ka realizuar edhe golin e tretë të takimit, duke i dhënë një avantazh të rëndësishëm skuadrës së Unai Emery për ndeshjen e kthimit, ku do të vendoset edhe se kush do të shkojë në finale.

Valencia do të presë Arsenal-in 9 majin e ardhshëm.

Related posts

MBAPPE I BËN “GOL” PDG/ Fiton gjyqin, përfiton 61 mln euro

F.autor

SKANDALI/ Qytetari filmon lojtarët e Man United, FELAINI tenton të godasë…(VIDEO)

Isa.Autor

Vettel: Hockenheim shans unik, fitore në garën e shtëpisë

Sadik.Autor

Leave a Comment