Futboll Seria A Sport

A DO TË JETË ALLEGRI ENDE TRAJNER? Zv.presidenti i Juventusits sqaron përfundimisht të ardhmen

“Allegri, a do të jetë ende trajner? Sigurisht, sipas kontratës, duhet të vazhdojë. Javën e kaluar isha larg Torinos, u ktheva dhe pata mundësinë ta ndiqja ekipin. E pashë Allegrin shumë të qetë, shoh edhe presidentin që kalon pothuajse çdo ditë nga stërvitja e skuadrës, kështu që nuk konstatoj ndonjë gjë që nuk shkon. Megjithatë, të gjithë do të takohemi e të diskutojmë për të ardhmen, kur të vijë koha”. Kështu u shpreh për mikrofonin e “Sky Sport” zv.presidenti i Juventusit, Pavel Nedved, lidhur me të ardhmen e trajnerit bardhezi.

Vetë trajneri livornez nuk foli për këtë gjë, pas barazimit 1-1 ne derbin me Torinon, por përgëzoi lojtarët që drejton: “Do të kishte qenë një humbje e pamerituar, kemi gabuar disa pasime në 20 metrat e fundit, më pas ata nuk kanë gjuajtur më në portë. Goli i tyre ishte një dhuratë e jona. Duhet t’u bëj komplimente lojtarëve të mi, sepse kanë dhënë gjithmonë maksimumin, edhe pasi kemi siguruar titullin. Ndeshje të rëndësishme na presin dhe ne duam ta tregojmë veten“.

Related posts

“LAMPARD MË KA PREMTUAR TITULLIN”/ Timo Verner: Duam të rivalizojmë Sitin dhe Liverpulin

Delo.autor

“TOPI I ARTË 2018″/ Njihuni me 10 FAKTET INTERESANTE për listën e të nominuarve

Isa.Autor

YLLI KAMBERI PROTAGONIST NË SKOCI/ Mbi 1 vit që nuk shënonte, sulmuesi bëhet hero në Kupë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment