Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS BARAZIMIT ME TEUTËN/ Trajneri Ahmataj: Patëm shumë vështirësi, duhet më shumë…

Julian Ahmataj, trajneri i Luftëtarit, ka folur pas barazimit të skuadrës së tij ndaj Teutës. Trajneri i gjiroskastritëve është shprehur i kënaqur me këtë rezultat. Sipas tij Luftëtari mund të kishte dalë fitues nga kjo sfidë nëse do të kishte më shumë besim dhe do sakrifikonte më shumë.

Rastet e Filit dhe Rapos?

Ishte një ndeshje shumë e vështirë, pasi Teuta bëri një ndeshje cilësore. Patëm shumë vështirësi në fillimin e ndeshjes, deri sa u përshtatëm. Më vonë e kontrolluam ndeshjen dhe mund ta kishim marrë. Duhet më shumë besim dhe sakrificë për fitore, pasi Teuta doli përpara dhe ne duhet të shfrytëzonin rastet.

E prisnit që Teuta të luajë me dy sulmuesë?

Po e dija këtë gjë dhe e prisja. Dija që do kishte dhe hapësira dhe këtë duhet të bënim t’i shfrytëzonin, por nuk arritëm ta bënim këtë gjë. Të dyja skuadrat bënë ndërrime të detyruara dhe ndeshja shkoi drejt barazimit

Ndeshja e Kukajt?

Sido që të ishte shprehur në fushën e lojës nuk ka asnjë lloji vlerësimi për atë djalë, sepse  e kishte ndeshjen e parë. Ka shumë vend për përmirësim. Të gjithë kemi luajtur ndeshjen e parë dhe kemi pasur emocione. Edhe nëse do të bënte gabime, ne vetëm do e mbështesnim.

Related posts

BARCELONA NIS REVOLUCIONIN/ Ja lista me 12 futbollistë që do të largohen

Delo.autor

SKEDINA E DITËS/ Ja super ndeshjet që do t’iu bëjnë MILIONERË sot në Champions (FOTO)

F.autor

CHELSEA U DËNUA NGA FIFA PËR MERKATON/ Trajenri Lampard beson: Nuk më duhen lojtarë të rinj, por…

Delo.autor

Leave a Comment