Futboll Kombëtarja Sport

SHKËLQEN NË KAMPIONATIN SLLOVEN/ Endri Çekiçi realizon gol dhe asist për Olimpijan

Endri Çekiçi shënon golin e dytë personal me ekipin e Olimpija Ljubjanës në ndeshjen e pestë në kampionatin slloven.

Sulmuesi shqiptar, i cili u largua në janar nga Kroacia, realizoi golin e tretë për skuadrën e tij në fitoren 4-2 ndaj ekipit të Triglavit.

Mesfushori shqiptar pak minuta më vonë dha asistin për golin e katërt të Kronaveter, i cili shënoi me kokë, duke bërë thjesht statistikë golin e miqve të shënuar para fundit të ndeshjes.

Pogradecari synon një fillim të ri në skuadrën e kryeqytetit slloven, ku tashmë është përshtatur më së miri dhe po luan në vazhdimësi.

22-vjeçari një javë më parë realizoi edhe në fitoren 3-2-me Krsko.

Related posts

NIS NJË DASHURI TË RE/ Camila harron Hamilton, e zëvendëson me yllin e Chelsea-t (FOTO)

Delo.autor

Mancini: “Takim me Costacurta? Jam nën kontratë me Zenit!”

Q.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Infantino rizgjidhet president i FIFA-s deri në vitin 2023

Delo.autor

Leave a Comment