Futboll La Liga

LARGOHET NGA ATLETICO NË FUND TË SEZONIT/ Ja shifra e çmendur që Godin refuzoi ofertën e Interit

Mbrojtësi uruguaian i Atletico Madrid Diego Godin ka refuzuar një rinovim kontrate tepër tërheqës për t’iu bashkuar Interit.

Sipas Cadena Ser, Godin ka refuzuar një rrogë vjetore 7 milionë euro nga klubi aktual vetëm për t’u larguar në fund të sezonit tek inter.

Los Lolchoneros i kanë ofruar një rinovim dyvjeçar kontrate nga i cili do të fitonte 14 milion euro neto në fund të kontratës në qershorin e 2021.

Megjithatë, Godin zgjodhi t’i bashkohej Inter për 6,75 mln euro në sezon, 35% më shumë se rroga që merr aktualisht te spanjollët.

Zikaltrit e kanë bindur me kontratën trevjeçare, 12 muaj më shumë se sa ishte gati t’i ofronte Atletico.

Related posts

LISTA PARAPRAKE E HOLLANDËS/ Koeman habit tifozët, grumbullon yllin veteran në kombëtare

Isa.Autor

RRËFEN NJË PRAPASKENË/ Ish-ylli i Barcelonës: Nuk arrija të haja për shkak të presionit. Edhe Messi…

Delo.autor

MILAN SIGUROI NJË VEND NË CHAMPIONS/ Malidini: Kemi ende rrugë, në vend të dytë me meritë

Delo.autor

Leave a Comment